Keylor Navas largohet nga Real Madrid, afër kalimit te kjo skuadër
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas është në prag të kalimit te Paris Saint-Germain, me porterin që aktualisht është në bisedime të avancuara me gjigandët e Ligue 1.

Sport
Në fakt, 32-vjeçari mund të udhëtojë për në Paris në dy ditët e ardhshme për të nënshkruar kontratën e tij dhe të prezantohet si një lojtar i PSG.
La Nacion, një gazetë në Kosta Rika, së pari raportoi informacionin dhe Marca që nga atëherë ka mundur ta konfirmojë, transmeton lajmi.net.
Keylor pranon se ai do të ketë një shans më të mirë për të luajtur te PSG sesa do të kishte pasur në Real Madrid, veçanërisht me Zinedine Zidane pasi kishte sqaruar se Thibaut Courtois është opsioni i tij numër një.
Thomas Tuchel, trajneri kryesor i PSG-së, është i prirur ta sjellë Navasin si portierin e parë, ndërsa portieri nga Kosta Rika do të jetë në gjendje të fitojë një pagë më të lartë se ajo që po fitonte në Madrid.
Këta dy faktorë ishin thelbësorë që Keylor ra dakord për këtë transferim.
Nëse mund të kalojë kjo marrëveshje, Real Madrid do të bëjë gati një veprim për një portier rezervë në ditët e fundit të dritares së transferimit, veçanërisht pasi ata tashmë i kanë Andriy Lunin dhe Luca Zidane në huazim përkatësisht te Real Valladolid dhe Racing Santander. /Lajmi.net/