Drita e fortë për Flamurtarin, Vushtrria dhe Trepça ’89 ndajnë pikët
Janë zhvilluar dy ndeshjet e radhës të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës.
Sport
Drita ka mposhtur lehtësisht në shtëpi Flamurtarin, me rezultat 3:0, për fitoren e parë këtë sezon.
Betim Haxhi Musa, Izair Emini dhe Fidan Gërbeshi, shënuan në fitoren e Dritës.
Në anën tjetër, ndeshja mes Vushtrrisë dhe Trepçës ’89, ka përfunduar barazim 1:1.
Ardian Muja shënoi për epërsinë e mysafirëve nga Mitrovica, para se Jasmin Raboshta të barazonte për 1:1./Lajmi.net/