Pogba fyhet në baza racore pasi huqi penalltinë ndaj Wolves
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, pasi humbi penalltinë në ndeshjen e Premierligës ndaj Wolves, është bërë lojtari i fundit që bie pre e abuzimit racist në internet.
Sport
Francezi huqi mundësinë për të fituar tre pikët gjatë një udhëtimi në ‘Molineux’.
Atij iu dha mundësia që t’i siguronte fitoren skuadrës së tij, por Rui Patricio e ndali nga 11-metërshi për të përfunduar ndeshja baras 1-1, përcjell lajmi.net.
Në atë që po bëhet një dukuri alarmante e zakonshme, fituesi i Kupës së Botës e gjeti veten në shënjestrën e faqeve sarkastike të rrjeteve sociale.
Ai është lojtari i tretë në hapësirën e një jave që është përballur me ofendime të tilla.
Të dielën, sulmuesi i Reading, Yakou Meite u përballë me abuzime të njëjta për shkak të huqjes së një penalltie, ashtu sikurse të mërkurën sulmuesi i Chelseat, Tammy Abraham bëri të njëjtën gjë. /Lajmi.net/