Ndodh e papritura: Vinicius te PSG, Neymar te Real Madrid
Real Madrid ka vendosur të konkurrojë me Barcelonën për rikthimin e Neymar në La Liga.
Sport
Florentino Perez, duket i bindur në realizimin e ëndrrës së tij për të transferuar më në fund te Real Madrid, yllin brazilian, Neymar.
Siç mëson Sport, në ofertën e Realit drejtuar PSG-së për Neymar, mund të përfshihet sulmuesi tjetër brazliana, Vinicius Jr, përcjell lajmi.net.
Ish anëtari i Flamengo, nuk e ka besimin e Zinedine Zidane, dhe do të shërbente si një shtesë e madhe në ofertën për Neymar, të cilin PSG e vlerëson 250 milionë euro.
Në anën tjetër, seriozitet të madh për nënshkrimin me Neymar, po tregon edhe Barcelona./Lajmi.net/