Fjalët e Lampard pas humbjes deklasuese nga Man Utd
Frank Lampard është i qëndrueshëm edhe pas humbjes 4-0 nga Manchester United në debutimin e tij si trajner.
Sport
Lampard udhëhoqi Chelsean në ndeshjen e parë në Premierligë, por disa gabime në fazën defanzive i kushtuan rëndë ‘Bluve’.
Kur u pyet nëse rezultati ishte i ashpër ndaj Chelseat, Lampard i tha Sky Sports: “Pa dyshim. Katër gabime, katër gola, le ta nxjerrim menjëherë, sepse duhet të jemi vetë-kritik”.
“Përveq kësaj, për 60 minuta kontrolluam lojën. Ne kontrolluam pjesën e parë, pjesët kryesore të lojës, [goditëm] dy herë shtyllën, [luajtëm] me topin përballë golit”.
“Kishte gabime fatale të cilat duhet t’i përmirësojmë me kohën”, deklaroi ai. /Lajmi.net/