Man Utd – Chelsea: Këto pritet të jenë formacionet e Solskjaer dhe Lampard
Edicioni i ri në Premierligë ka filluar të premten dhe sigurisht se spektakli në këtë kampionat nuk mungon asnjëherë.
Sport
Sot do të luhet derbi i parë i madh këtë edicion në Premierligë, kur në fushë do të zbresin Chelsea dhe Manchester United.
Frank Lampard do ta ketë ndeshjen e tij të parë si trajner në Premierligë, dhe të gjithë po presin të shohin se si do të bëjë anglezi.
Solskjaer në anën tjetër synon të nis me fitore. Të gjithë presin debutimin e Harry Maguire, mbrojtësit 85 milionësh.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet u mundshme për këtë super duel.

Solskjaer pritet të startojë me 4-1-2-3, me lojtarë të shpejtë sulmues.

Frank Lampard mund të zgjedh 4-2-3-1, me mesfushën që drejtohet nga Kante e Jorginho, dhe sulmin e udhëhequr nga Abraham. /Lajmi.net/