Çfarë duhet t’u tregoni fëmijëve para se të fillojnë shkollën
Për fëmijët, shkolla sa do që është lumturi është edhe shqetësim.
Lifestyle
Për këtë arsye prindërit duhet të i ndihmojnë ata që të përgatiten për shkollë, duke luajtur me ta, duke i treguar histori të veta kur kanë qenë në shkollë dhe më e rëndësishmja të i tregoni se çka i pret ata në shkollë. Kjo sepse, janë disa gjëra që vetëm prindërit mund i shpjegojnë.
Është e rëndësishme të ua thoni këto gjëra:
Shëndeti yt fizik dhe mental janë më të rëndësishme sesa mësimet. Nëse ndjehesh keq, tregoi ndokujt, raporton “Bright Side”.
Mos e krahaso vetën me të tjerët. Ti shkon në shkollë për të mësuar, jo për të vrapuar pas notave të mira, transmeton lajmi.net.
Duhesh të kuptosh pikën kryesore: Notat nuk janë të rëndësishme. Nëse merr një notë të keqe, ne nuk do të ndëshkojmë, por një notë e mirë do na bëjë krenar.
Nëse nuk kupton diçka, pyete mësuesin për ndihmë.
Një mësues është po ashtu njeri i cili mund të sëmuret, të lodhet dhe të bëjë gabim. Mbaje në mend këtë dhe respketoj ata.
Mos e ngacmo askënd. Ngacmimi është diçka që i lëndon njerëzit të cilët janë më të dobët. Më trego nëse dikush ngacmon një fëmijë, apo edhe ty, do të bëjë diçka.
Mëso të komunikosh me njerëz. Por nëse një shoqe/shokë i klasës të lëndon, mundohu ta zgjidhësh problemin vet. Nëse nuk funksionon, pyete mësuesin/mësuesen për ndihmë.
Nëse i thyen rregullat, mësuesit mund të të ndëshkojnë. Por, askush nuk ka të drejtë të të lëndoj apo edhe të bëjë shaka me ty. Nëse kjo ndodhë, na trego. /Lajmi.net/