7 fjali që çdo fëmijë duhet t’i dëgjojë
Si prindër, zhvillimi psikologjik dhe emocional i fëmijës është pjesë e përgjegjësisë suaj.
Lifestyle
Ata janë të ndërtuar emocionalisht nga ato çka dëgjojnë dhe me intonacionin e asaj se çka dëgjojnë.
Komunikimi i duhur me fëmijët është i domosdoshëm për zhvillimin e një fëmije. Shumë studime kanë treguar se të i bërtisni fëmijëve do i bëjë fizikisht dhe psiqikisht më agresivë, raporton “Health Magazine”.
Vetëbesim i ulët, pasiguri, ankth dhe depresion janë efekt nëse nuk përdoret gjuha e duhur me fëmijët, transmeton lajmi.net.
7 fjali që fëmija juaj duhet t’i dëgjojë
Të dua
Mos mendoni se fëmija juaj e di që i doni edhe pa ja thënë. Ju duhet të ia thoni me një emocion të sinqert dhe sa më shpesh që mundeni.
Jam krenar me ty
Nëse dëshironi të rrisni fëmijë me besim dhe të sigurt, atëherë duhet t’i lini fëmijët tuaj të dinë që jeni krenar me ta, madje edhe me suksesin më të vogël. Ata duhet të dini që jeni të impresionuar me progresin e tyre.
Më fal
Ndonjëherë, prindërit mund të jenë agresivë me fëmijët e tyre dhe shpesh kanë tendencë të reagojnë më shumë se që duhet me probleme të vogla. Andaj, duhet të kërkoni falje atyre nëse keni reaguar keq.
Unë të fal
Kur fëmijët kërkojnë falje për një veprim të tyre, nuk duhet të vazhdoni të i ndëshkoni, por t’i thoni që e keni falur dhe se nuk duhet të përsëritet veprimi i njëjtë.
Jam duke dëgjuar
Tregohuni me durim dhe jepni hapësirë që të shprehen. Ndonjëherë jane duke u munduar të tregojnë ndonjë problem që kanë pasur në shkollë dhe për këtë arsye duhet të i lini ata të flasin me ju dhe të sigurohen që ju jeni duke i dëgjuar.
Kjo është përgjegjësia jote
Kur fëmija juaj është tamam i rritur është mirë që të i jepni detyra ku ai ndjehet përgjegjës dhe të mësoj se si është të kujdeset për diçka. Kjo do i ndihmojë më shumë në të ardhmen.
I ke të gjitha çfarë të duhet për të arritur
Me raste, frika, dështimi, mungesa e vetëbesimit apo ndoshta edhe hormonet do të bëjnë që fëmija juaj të i dyshoj aftësitë e veta dhe talentet e veta. Me rëndësi është që ju mos ta lejoni që ai të heq dorë. Një fjalë e vogël inkurajuese do ndikojë shumë te ata. /Lajmi.net/