Genc Prelvukaj ka disa fjalë për kritikuesit e këngës ‘Dilema’
Genc Prelvukaj dje publikoi projektin e fundit muzikor.
ShowBiz
Genc Prelvukaj ka qenë mjaft aktiv këto muajt e fundit duke sjellë tre këngë, e fundit është ‘Dilema’ e cila krahas komenteve pozitive mori edhe kritika, shkruan lajmi.net.
Kritikat që pranoi ishin të gjitha për skenat e klipi të cilat ishin goxha provokuese, por këngëtari ka një mesazh për të gjithë.
“Shume mesazhe ne inbox per videospotin. Dikujt i pelqen shume e dikujt jo. Per shkak te respektit po e shkruaj kete sqarim per ata qe kane dyshime ose kritike.
E para : Nuk ekziston asnje pune ne muzike qe permbledh krejt njerezit. Cdohere, secili material i ka perkrahesit e vet e kritikuesit poashtu.
E dyta : Eshte pune shijesh. Kur publikova klipet A tmerr malli, 365 pa ty etj kishte njerez qe me kritikonin me fjalet ” pse maleve” dhe kerkonin dicka me provokative. Tani kur e servoj provokativen pjesa tjeter kritikon.
E treta : Youtube nuk lejon skena te ekagjeruara. Nje pjese e bllokon komplet ndersa pjesen tjeter nuk e monetizon. Ne rastin e Dilemes Youtube e ka lejuar dhe monetizuar keshtu qe eshte cilesuar si video brenda normaveetike.
E katerta : Nese videoklipi nuk ju ka pelqyer degjojeni kengen sepse ne fund te fundit kenget mbahen ne mend dhe jo klipet.
E pesta : Faleminderit juve qe perkunder shijeve te ndryshme vleresoni punen time nder vite
P.S. Ju qe nuk e keni degjuar kengen e keni ne link ne bio ose direkt ne Youtube. Shpejt edhe ne platformat tjera”. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B00ticpn61z/