S’ia do me Leroy Sane, Bayerni ia mësyn vëllait të tij
Meqë transferimi i Leroy Sane po vështirësohet çdo herë e më shumë pas lëndimit të pësuar dje, Bayern Munich po përgatit një strategji të re.
Sport
‘Bavarezët’ ia kanë mësyer vëllatit të yllit të Manchester Cityt, Sidi Sane.
16-vjeçari aktualisht vesh fanellën e Schalke 04 dhe shihet si një nga talentët më me prespektivë në Evropë, transmeton lajmi.net.
Kickker shkruan se Bayern ka filluar kontaktete e para me lojtarin, i cili luan në ‘Veltins Arena’ që nga viti 2011.
Sidi luan në pozitën e qendërsulmuesit me Schalke U17 dhe ka statistika mjaft impresionuese.
Gjithsesi, ekipi i Niko Kovac ende ka shpresa se do ta mbyll marrëveshjen me Leroy Sane përpara mbylljes së kësaj dritareje të transferimeve. /Lajmi.net/