Si do të jetë formacioni i Chelseat në sezonin e ri të Premierligës?
Tjetër vit, tjetër revolucion te Chelsea – legjenda Frank Lampard ka marrë drejtimin e ‘Bluve’ pas shkarkimit të Maurizio Sarrit.
Sport
Kësaj radhe, ish-mesfushori anglez u përball me ndalimin e transferimeve, çka deri diku e vështirëson punët e tij sidomos në sezonin e tij të parë.
Ndeshjet para-sezonale treguan se Chelsea në kontigjent ka një ekip konkurrues, ndoshta jo për titull, por megjithatë mbetet një nga skuadrat më të mira në Angli, shkruan lajmi.net.
Londinezët startin e sezonit të ri në Premierligë e nisin ndaj Manchester United më 11 gusht në ‘Old Trafford’.
Ka shumë pikpyetje rreth formacionet që do ta vendos Lampard, megjithatë sipas asaj që u pa në ndeshje para-sezonale, 11-shja e parë mund të jetë siç vijon:
(4-2-3-1):
Arrizabalaga: Azpilcueta, Zouma, David Luiz, Marcos Alonso: Jorginho, Kovacic: Pedro, Barkley, Pulisic: Giroud. /Lajmi.net/