Milan nis punën për transferimin e Correa
Skuadra e Milan është e vendosur të kryej edhe një tjetër transferim të madh, pas Rafael Leao.
Sport
Emri i fundit që ka përfunduar në listën e dëshirave të ‘Rosoneri’ është ai i Angel Correa, i cili paraqitet me Atletico Madrid.
Sipas ‘Calciomercato’ Milan po përgatitet që nga e hëna të futet në negociata intensive me Atletico për të siguruar shërbimet e argjentinasit.
Atletio janë të gatshëm ta shesin lojtarin gjatë kësaj vere, kurse për lojtarin thuhet se preferon një kalim në ‘San Siro’.
Milan kanë ofruar 40 milionë euro për lojtarin. Kjo shumë pritet të rritet në 48 milionë euro me bonuset. /Lajmi.net/