Latifi thotë se Kurti po lobon për Palestinën e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës
Këshilltari i Kryetarit të Kuvendit dhe Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka reaguar në Facebook rreth vizitës së Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti në Izrael.
Lajme
Latifi ka shkruar se Kurti po lobon për shtetin e Palestinës, ndërkohë ata nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.
“Ambasadori palestinez në Beograd, Nabhan, vetëm dy javë më parë, tha se “Kosova është pjesë e Serbisë dhe kurrë nuk do ta njohim pavarësinë e saj”, ndërsa Albin Kurti bredh nëpër botë duke lobuar për ta, me fjalime marksiste. Vizionar se jo mahi”, ka shkruar Latifi.
Lideri i Vetëvendosjes po qëndron në Tel Aviv ku ka marrë pjesë në mbledhjen e Internacionales Socialiste.