Transferimi i Nainggolan te kjo skuadër, është gjëja më e bukur në botë
Radja Nainggolan do të largohet nga Inter këtë verë, për t’u kthyer te Cagliari, pasi dështoi të bënte pjesë në planet e Antonio Contes.

Sport
Nainggolan kishte veshur fanellën e Cagliarit për katër vite, para se t’i bashkohej Romës në vitin 2014, pasi u bë një nga mesfushorët qendror më të vlerësuar në Serie A.
Reprezentuesi belg u largua nga Roma verën e kaluar, duke u transferuar te Inter.
Ardhja në krye e Antonio Contes, ka bërë që Nainggolan të shikojë për një skuadër të re, duke vendosur për një rikthim te Cagliari.
“Do të shohim të premten, por kthimi i Nainggolan do të ishte gjëja më e bukur në botë”, ka deklaruar presidenti i Cagliarit, Tommasso Giulini.
“A ishte ai me mua në zyrat e Interit? Po”./Lajmi.net/