Audi Cup: Bayerni shkatërron Fenerbahcen e Muriqit
Bayern Munich e ka fituar me rezultat të thellë 6:1 ndeshjen e vlefshme për ‘Audi Cup’ kundër Fenerbahces.

Sport
Bavarezët, pas Tottenham, janë skuadra e dytë që kërkojnë në finale të ‘Audi Cup’.
Për skuadrën e Fenerbahces në përballjen kundër Bayern Munich, është paraqitur edhe Vedat Muriqi.
Thomas Muller shkëlqeu në këtë ndeshje, duke shënuar tri gola.
Në listën e golashënuesve u paraqitën edhe Renato Sanches, Leon Goretzka dhe Kingsley Coman.
Golin e vetëm për Fenerbahcen e shënoi Max Kruse./Lajmi.net/