Disa nga filmat më të mirë, të bazuar në ngjarje të vërteta
Disa nga filmat më të mirë hollivudian janë edhe të bazuar në ngjarje të vërteta dhe histroi personale të tragjedive, suksesit dhe elasticitet.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2019/07/rexfeatures_5882011n.jpg)
Fun
Hidhni një sy kësaj liste të filmave të bazuar në histori dhe ngjarje të vërteta që duhet patjetër të shikohen. Filma që do ju mbushin emocion, momente të pavdekshme, kujtimet dhe individët në jetën reale, raporton “Culture Trip”
‘Escape From Alcatraz’ (1979)
I bazur në një ishull të San Fransiskos, në njërin prej burgut më të sigurt në botë, ku besohej që ishte e pamundur të iknin nga aty. Por 3 burra, arritën që të largoheshin me sukses, transmeton lajmi.net.
‘Apocalypse Now’ (1979)
Është bazuar në librin e Joseph Conrad’s “Heart of Darkness (1899)”, i cili historinë e kishte bazuar nga jeta e tij.
‘The Imitation Game’ (2014)
Këtu tregohet historia e Alan Turing, një gjeni në kompjuter i cili mundohet të thyej kodin Enigma për gjatë Luftës së Dytë Botërore.
‘Into the Wild’ (2007)
Një film i bazuar në histori të vërtet, të një udhëtimi shpirtëror të një njeriut në botën e natyrës. “Into the Wild”, paraqet problemet dhe konfliktet e shumta që e shqetësojnë atë në këtë botë materialiste.
‘A Beautiful Mind’ (2001)
Ky film i cili tregon historinë e matematicientit John Forbes Nash Jr, është një provë e cila tregon një lidhje e mirë midis mençurisë dhe çmendurisë.
‘American Sniper’ (2014)
‘The Pianist’ (2002)
Është një film i cili tregon historinë e një muzikanti çifut, i cili lufton për të mbijetuar për gjatë Luftës së Dytë Botërore.
‘12 Years a Slave’ (2013)
Kjo dramë biografike dokumenton jetën e Solomon Northup një njeri me ngjyrë i cili është rrëmbyer dhe shitur në skallvëri në vitin 1841.
‘Erin Brockovich’ (2000)
Ky film i cili bëri që aktorja e njohur Julia Roberts të fitoj çmimin ‘Oskar’, për rolin e saj si Erin Brockovich, reprezenton jetën e një avokate të një qyteti të vogël dhe nënën e tre fëmijëve. /Lajmi.net/