SHNK: Pastrimi i rezervuarve të derivateve çdo 3 vite i dëmton bizneset dhe qytetarët

Sot është mbajtur një takim i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës për të diskutuar rreth pastrimit të rezervuarve të naftës.

Lajme

30/07/2019 17:08

Në këtë takim ka qenë i pranishëm kryetari i kësaj shoqate, Fadil Berjani i cili tha se është e padrejtë që pastrimi i rezervuarve të bëhet çdo 3 vite.

“Pastrimi i rezervuarve nuk i shkon në favor qytetarëve sepse një pastrim i rezervuarit në Slloveni dhe rajon shkon nga 10 deri në 15 vjet. Mirëpo ministri në rënie, Endrit Shala që unë mendoj që është skandal bjen një udhëzim administrativ ku i dëmton bizneset dhe qytetarët, shkruan që pastrimi të bëhet çdo 3 vite, ju lutem kjo nuk është në rregull”, tha Berjani.

Ndërkohë, eksperti slloven është shprehur se pastrimi i rezervuarve duhet të ndodh çdo 10 deri në 15 vjet dhe ka vlerësuar se pastrimi në Kosovë plotëson kriteret evropiane.

Ndërkohë, naftëtarët kanë paralajmëruar ngritje të padisë ndaj ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala. /Lajmi.net/