Katër raste të raportuara për dhunë në familje në 24 orë

Dhuna në familje është duke shënuar rritje kohëve të fundit në Kosovë. Çdo ditë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës raportohet të paktën një rast.

Lajme

27/07/2019 11:24

Për 24 orë, dhunë mes familjarëve u ushtrua në Fushë-Kosovë, Drenas, Dragash e Gjakovë.

Në Fushë-Kosovë është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht motrën e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Në Drenas është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

E në Dragash, është raportuar se dy të dyshuar meshkuj (babë e bir) pas një mosmarrëveshje në familje janë konfrontuar fizikisht mes veti.

“Motivi i incidentit ishte problemi i vazhdueshëm familjar rreth banimit në një shtëpi. Me vendim të prokurorit kujdestar rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.

Në Gjakovë, është arrestuar i dyshuari mashkull K-egjiptian pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K-rome.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Viktima së bashku me dy fëmijët e saj është strehuar tek familjarët e saj. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës. /Lajmi.net/