Bëri apel të digjet fanella e Messit, përjashtohet presidenti i Federatës së Palestinës
Presidenti i Federatës së Futbollit të Palestinës, Jibril Rajoub, e ka humbur apelin, për t’u dënuar më pas nga FIFA për 12 muaj, shkaku që ka iniciuar gjuhë të urrejtjes dhe dhunë ndaj Lionel Messit.
Sport
Rajoub kishte bërë një ftesë interesante, duke i kërkuar tifozëve palestinezë ta digjnin fanellën e yllit argjentinas, për shkak se ai pranoi të merrte pjesë në një ndeshje miqësore me Izraelin.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka njoftuar apeli i të parit të Federatës së Futbollit të Palestinës është refuzuar, çka rezulton që ai të jetë i përjashtuar nga çdo aktivitet që ka të bëjë me futboll për një vite, përcjell lajmi.net.
Përballja në mes të dyja kombëtareve do të zhvillohej në stadiumin “Teddy Stadium’ në Jerusalem – vend ky që banohet më shumë nga palestinezët, më 9 qershor të vitit të kaluar.
Por, për shkak të tensioneve politike që ka mes të dyja vendeve, 66-vjeçari doli kundër ardhjes së Argjentinës dhe Messit.
Mes tensioneve të mëdha, Federata e Izraelit kërkoi nga FIFA që ndeshja të anulohej. /Lajmi.net/