Filipe Luis përshëndetet me Atleticon, kjo është skuadra ku do të transferohet
Ylli brazilian i futbollit, Filipe Luis, ka konfirmuar se po largohet nga skuadra e Atletico Madrid.

Sport
Luis do të largohet nga Atletico Madrid, për tu rikthyer në vendlindjen e tij, ku do të vazhdojë karrierën në Superligën e Brazilit.
Mbrojtësi i majtë 33 vjeçar do ta përfundoj karrierën në Brazil, ku do t’i bashkohet skuadrës nga Rio de Janeiro, Flamengo, transmeton lajmi.net.
“Kam qenë Flamenguista që kur isha i ri. Të largohem nga Atletico nuk është e lehtë, por dua ta përfundoj karrierën në Brazil” ka thënë Luis.
Braziliani u bashkua me skuadrën madrilene në vitin 2010, kur transferohej nga Deportivo La Coruna. /Lajmi.net/