Përse nënat duhet të kthehen në punë sapo të lindin
Nënat që balancojnë punën me rritjen e fëmijëve mund të kenë më shumë gjasa të qëndrojnë të mprehta në kujtim në moshën e vjetër, sugjeron hulumtimi.
Lifestyle
Një studim mbi gjashtë mijë gra që kishin lindur konkludoi në bazë të rezultateve se 61 për qind prej tyre që qëndronin në shtëpi të kujdeseshin për fëmijët e tyre, kishin probleme me kujtesën.
Hulumtuesit nga SHBA besojnë se ‘pjesëmarrja në fuqinë punëtore të paguar’ është stimulim mendor i grave.
Punësimi i zhvilluar gjithashtu vjen me përfitime financiare dhe sociale, shtuan ata.
Hulumtimi u krye nga Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos dhe u drejtua nga Elizabeth Rose Mayeda, asistent profesoreshë e epidemiologjisë.
“Megjithëse preliminar, hulumtimi ynë siguron dëshmi se pjesëmarrja në fuqinë punëtore të paguar mund të ndihmojë në parandalimin e rënies së memories në mesin e grave në Shtetet e Bashkuara”, vlerësoi asistent profesoresha. /Lajmi.net/