Receta e akullores me dredhëza

Përbërësit dhe instruksionet e kësaj recete mund t’i gjeni në paragrafët e mëposhtëm.

Lifestyle

07/07/2019 17:51

Gjithçka që iu nevojiten janë rreth 500 gramë dredhëza të ngrira, po aq jogurt, një lugë mjaltë dhe pak liker pemësh, transmeton lajmi.net.

Sipas dëshirës mund t’i shtoni edhe një lëvore limoni të grirë në rende.

Të gjitha, pos likerit, i vendosni në blender dhe përzijini, pastaj shtoni pak liker dhe vazhdoni t’i tundni.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ndonjë paqartësi të mundshme. /Lajmi.net/

YouTube player