Argjentina – Kili, pjesa e parë mbyllet në favorin e kombëtares së Leo Messit

Kanë përfunduar 45 minutat e para të ndeshjes Argjentina – Kili.

Sport

06/07/2019 21:50

Pas pjesës së parë, është kombëtarja e Argjentinës ajo që gëzon epërsinë e dy golave (2:0).

Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Sergio Aguero, pas asistimit të dhënë nga Lionel Messi, shkruan lajmi.net.

https://twitter.com/SportCentre8/status/1147585803578564609?s=20

Për të dyfishuar epërsinë u kujdes Paulo Dybala, i cili për mrekulli arriti të kalonte topin mbi trupin e portierit.

Deri në fund të pjesës së parë ndodhi edhe momenti më interesant i takimit. Lionel Messi u ndëshkua me karton të kuq, kur po luhej minuta e 38′ e takimit, pas një konflikti me Gary Medel.

Me këto dy gola, Argjentina është shumë afër vendit të tretë në Kupën e Amerikës, që do t’i siguronte një medalje të bronztë. /Lajmi.net/