ZYRTARE: Milan përjashtohet nga Europa League
Milan nuk do të luajë në Europa League.
Sport
Milan ka arritur marrëveshje me UEFA-në për të shërbyer dënimin njëvjeçar nga futbolli evropian për shkeljen e rregullave të Fair Playt Financiar.
Rossonerët që përfunduan në pozitën e pestë në Serie A, nuk do të luajnë në edicionin e ardhshëm të Europa League, përcjell lajmi.net.
UEFA do t’i përfundojë procedurat e saj ndaj Milanit për tejkalim të shpenzimeve, ka thënë Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS).
Pozita e Milanit në Europa League do t’i takojë Torinos që përfundoi i shtati në Serie A. Roma, e gjashta, tashmë është kualifikuar. /Lajmi.net/