Zbulohet gjithçka: Barcelona shiti ‘të dehurit’ Deco e Ronaldinho për ta ruajtur Messin
Aleksandr Hleb ishte transferimi që nuk arriti pritshmëritë e duhura te Barcelona, pasi arriti nga Arsenali për 15 milionë euro, por bjellorusi ka zbuluar gjithçka kur arriti në 'Camp Nou' në vitin 2018.

Sport
Ai luajti vetëm 36 ndeshje gjatë qëndrimit të tij katërvjeçar me klubin, edhe pse ishte pjesë e skuadrës së Pep Guardiola gjatë sezonit 2008/09 para se të huazohej në Stuttgart, Birmingham City dhe Wolfsburg.
Megjithatë, Hleb diskutoi haptazi kohën e tij te Barça në një televizionin bjellorus dhe turpëroi disa futbollistë, përcjell lajmi.net.
“Ronaldinho dhe Deco ishin të dehur në stërvitje”, tha Hleb në programin ‘Skameika osnovij’ në ‘Belorusski Futbol’.
“E dini pse Barcelona i shiti ata në vitin 2008? Sepse kishin frikë se do të shkatërronin Lionel Messin”.
Hleb ndër të tjera tha se nuk kishte dëshirë të luante te Barcelona, por agjenti e bindi disi, ndërsa pjesa tjetër është një dështim për të. /Lajmi.net/