Shumica e kujtimeve të hershme janë imagjinare

Ne shpeshë i kujtojmë momentet e fëmijërisë, madje disa njerëz kujtojnë ato edhe më të herëshmet.

Lifestyle

26/06/2019 13:44

Sido që të jetë, kujtimet janë të paqarta, dhe është e ndërthurrur me ato fjalë dhe histori që na tregojnë të tjerët.

Duke u bazuar në një studim të ri, një numër i madh të njerëzve insitojnë ose nuk e kanë të qartë, kujtimet e tyre të para ose kur kanë qenë shumë të vogël,ose kur kanë thënë fjalën e parë, raporton “Minn Post”, transmenton lajmi.net.

Edhe nëse i kujtojmë ato, ne jemi duke i kujtuar një “paraqitje episodike” e cila përbëhet nga fragmente të shkurta, se çka na u është treguar nga të tjerët, ose thjeshtë imagjinata jonë ka krijuar kujtime të posaçme për një ngjarje të caktuar, kur kemi qenë fëmijë.

Ky studim natyrisht është kryer me pjesëmarrës të moshave të ndryshme, ku janë pyetur për fëmijërin e tyre të herëshme dhe iu është kërkuar që të tregojnë një kujtim jo të bazuar në fotografitë që i kanë parë, ose në historitë e ndëgjuar, por diçka që ata me të vërtet e mbajn në mënd. Kështu kanë ardhur në përfundim se shumica e kujtimeve, nga mosha 1 deri në 4 vjeç, janë më shumë imagjinare. /Lajmi.net/