Lagjja 4 Llullat vërshohet nga shiu
Shiu i rrëmbyeshëm që është duke rënë në Prishtinë ka bërë që disa rrugë të vërshohen.
Lajme
Në lagjen 4 Llullat në Prishtinë, përkatësisht rruga “Bajram Kelmendi”, është vërshuar pas reshjeve të mëdha të shiut.
Në fotografitë e siguruara shihet se kjo rrugë është bërë e pakalueshme për këmbësorët, shkruan lajmi.net.
Për shkak të reshjeve të mëdha, këmbësorët me shumë vështirësi po kalojnë edhe nëpër trotuare.
Më poshtë ju sjellim pamjet nga rruga “Bajram Kelmendi”. /Lajmi.net/