Kosovare Asllani vazhdon shkëlqimin, shënon duke trullosur kundërshtarin

Kosovare Asllani vazhdon të ketë paraqitje mbresëlënëse në Botërorin e femrave, duke shënuar golin e dytë në dy ndeshje.

Sport

16/06/2019 18:15

Suedia ka mposhtur me rezultat bindës 5-1 Tajlandën, ndërsa Asllani sërish la shenjat e saj në fushën e lojës.

Ajo realizoi për 2-0 në minutën e 19-të të ndeshje, pasi trullosi një nga kundërshtarët e saja, përcjell lajmi.net.

Golat tjerë për Suedinë i shënuan; Sembrant (7′), Fridolina Rolfo (42’), Lina Hurting (81’) dhe Elin Rubensson (90’+6).

Golin e nderit për Tajlandën e shënoi Kanjana Sungngoen (90’+1).

Kombëtarja e Suedisë është liderë e Grupit F me gjashtë pikë pas dy takimeve, e ndjekur nga SHBA-ja me tri, kurse Kili dhe Tajlanda janë ende pa pikë.

Përveç dy golave, Kosovare Asllani ka fituar çmimin si ‘Lojtarja më e mirë e ndeshjes’ për të dyten ndeshje radhazi. /Lajmi.net/