Oriola Marashi rikthehet në ‘OTR’?
Oriola Marashi ka ndarë një foto me anëtarin e grupit.

ShowBiz
Oriola Marashi ka muaj që është larguar nga labeli ‘OTR’.
Por, tani lindin dyshimet për një rikthim të saj, shkruan lajmi.net.
Modelja shqiptare orë më parë përmes llogarisë së saj në Instagram, ka ndarë një fotografi ku shihet së bashku me reperin Varrosin, e me këtë imazh lindin mendimet për një ribashkim me ‘OTR’.
Ka kohë që 23 vjeçarja ka shprehur interesimin e saj për të depërtuar në skenën e muzikës, por një gjë e tillë ende nuk është konkretizuar. /Lajmi.net/