Gjukanoviq: Epilogu i dialogut Kosovë-Serbi, çelësi i zgjidhjeve të problemeve në rajon

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u shpreh se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lajme

01/06/2019 12:01

“Unë besoj që kudo e veçanërisht në rajon, ka lider dhe unë vazhdojë të them që ne mund t’i zgjidhim problemet që i kemi. Çelësi është dialogu mes Serbisë dhe Kosovës kur përfundon. Kjo nënkupton se nëse nuk ka epilog, atëherë do të vazhdoj këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që t’i mbështesim këtë dialog”, tha Gjukanoviq, në Forumin e Sigurisë “То be Secure” në Budva të Malit të Zi.

Pjesë e forumin “To Be Secure” në Mal të Zi është edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë fjalimit të tij, Thaçi ka thënë se sfidë mbetet rrugëtimi më i shpejt i vendeve të rajonit në perspektivën evropiane.

Ai ka theksuar se Kosova është një storie e suksesit dhe kjo rrit përgjegjësinë e lidershipit që t’i nis hapat konkret për integrime evropiane.

“Jemi anëtarësuar në 200 organizata ndërkombëtare, por ende mbetet shumë për të bërë për tu anëtarësuar edhe në organizata tjera të rëndësishme. Pengesat mendojnë se janë të tejkalueshme. Pas sukseseve të jashtëzakonshme që Mali i Zi arriti të anëtarësohet në NATO, marrëveshjes së Prespës, themelimit të ushtrisë së Kosovës, dhe komunikimeve që i kemi me secilin në rajon pavarësisht dallimeve unë jam optimist se rajoni është në rrugë të sigurt për të ardhmen euroatlantike”, ka deklaruar Thaçi, raporton lajmi.net.

Presidenti e ka përsëritur se është i pakënaqur me Bashkimin Evropian pasi këta të fundit nuk e kanë plotësuar premtimin për liberalizimin e vizave.

“Tek ne ka qenë shumë e diskutuar çështja e Demarkacionit me Malin e Zi. Por, zyrtarët e Malit të Zi kanë treguar durim me ne. Edhe me Maqedoninë kemi raporte të mira. Sfidën e madhe e kemi në raportet me Serbinë. Normalizimi i raporteve mes dy vendeve arrihet më shpejt, nëse na bashkojnë më shumë BE-ja. E jo të na izolojnë e diskriminojmë siç po bëhet në Kosovë. Nëse vazhdojmë të jemi të izoluar, do të ketë edhe ide populiste e kundër frymës euroatlantike. Së paku me qenë më të shpejt, dhe më e prekshme e ardhmja evropiane për Kosovën, përndryshe rriten idetë që merren me të kaluarën. Njerëzit në Kosovë do të fillojnë të mendojnë se ne po i duam, por BE-ja s’po na do neve. Askush s’mund të arsyetojë mosliberalizimin e vizave. Unë më së tepërti jam i pakënaqur me qëndrimin e ngurtë të Bashkimit Evropian që nuk i ka vlerësuar progreset e Kosovës, veçanërisht në liberalizim të vizave. Është një vlerësim i standardeve të dyfishta, ka sjellë pakënaqësi. Durimi ynë do të jetë më i madh ndoshta sesa vonesa e Bashkimit Evropian”, ka theksuar Thaçi. /Lajmi.net/