Sarri: Jam shumë i lumtur, e kemi merituar

Maurizio Sarri është deklaruar i lumtur pas suksesit të Chelsea në Ligën e Evropës.

Sport

30/05/2019 08:21

‘Blutë’ kanë mposhtur 4:1 Arsenalin në finalen e Baku, për të fituar për të dytën herë Ligën e Evropës.

“Unë jam vërtetë shumë i lumtur. Trofeu është shumë i rëndësishëm për klubin. Ne e merituam atë”, ka deklaruar Sarri, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ishim në vështirësi në janar dhe në shkurt, por reaguam dhe nuk ishte e lehtë të reagojmë”.

“Në fund u kualifikuam për në Ligën e Kampionëve, fituam 12 ndeshje në Ligën e Evropës, arritëm në finale të kupës – e merituam këtë. Që nga humbja 6:0 nga Manchester City, gjërat i kemi bërë më ndryshe”./Lajmi.net/