ZYRTARE: Hazard e konfirmon largimin nga Chelsea

Eden Hazard ka konfirmuar se do të largohet nga Chelsea këtë verë

Sport

29/05/2019 23:09

Ylli belg, që shënoi dy gola në fitoren 4:1 të Chelsea ndaj Arsenalit në finalen e Ligës së Evropës, ka njoftuar se ka ardhur koha për largim nga ‘Stamford Bridge’.

“Po, unë mendoj se është një lamtumirë”, ka deklaruar Hazard kur është pyetur për të ardhmen, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por kurrë nuk i dihet në futboll. Ëndrra ime ka qenë që të luajë në Premierligë dhe e kam bërë këtë për shtatë vite të bukura”.

Eden Hazard pritet të transferohet në La Liga, te skuadra e Real Madridit./Lajmi.net/