Shmangeni kategorikisht këtë lloj vaji gjatë shtatzënisë, shkakton probleme serioze tek fëmija
Gratë shtatzëna duhet që të shmangin konsumimin e ushqimeve të gatuara me vaj vegjetal, paralajmërojnë ekspertët.
Lifestyle
Shkencëtarët kanë frikë se acidi linoleik, një yndyrë omega-6, mund të dëmtojë foshnjat në mitër pasi u zbulua se ai shkakton ënjtje të brendshme nga testet që u bënë tek minjtë.
Mjekët paralajmëruan se konsumimi i tepërt i këtij vaji mund të çojë në ‘komplikime të shtatzënisë dhe zhvillim të dobët të foshnjave’. Vaji vegjetal, i përdorur shpesh për të gatuar pica, apo ushqime me bazë patateje dhe bukë, është një nga burimet më të mëdha të acidit linoleik.
Udhëzimet e shkencëtarëve tregojnë se nënat shtatzëna duhet të konsumojnë vetëm sasi të vogla të ushqimeve të pasura me yndyra të pangopura, siç janë vajrat vegjetale. Gjithashtu umjekët kërkojnë që gratë shtatzëna të rrinë larg ushqimeve si pica dhe patatet e skuqura. Studiuesit e bazuar në Universitetin Griffith, Brisbane, u dhanë minjve një dietë të pasur me acid linoleik për 10 javë. Minjtë kështu hëngrën tre herë më shumë se sa duhej.
Shoqata Amerikane e Zemrës thotë se të rriturit duhet të konsumojnë çdo ditë 100 deri në 200 kalori nga acidi linoleik. Acidi linoleik është acid yndyror që mbizotëron në dietat perëndimore.
Rezultatet e studimit treguan se minjtë që prisnin një fëmijë, të cilët konsumuan dietë me acid linoleik lindën pasardhës me nivele më të ulëta të hormoneve që rregullojnë rritjen, duke treguar kështu se këta pasardhës mund të kishin probleme me zhvillimin.
Ekipi i mjekëve tregoi se këto ndryshime të foshnjave mund të rezultojnë me rritjen e rrezikut të ndërlikimeve të shtatzënisë dhe zhvillimit të dobët të foshnjave. Mjekët vënë theksin se është e rëndësishme për gratë shtatzëna të marrin në konsideratë dietën e tyre.
Hulumtuesit thanë: “Përfshirja në dietë e acidit linoleik është rritur në mënyrë dramatike në popullatat perëndimore, duke përfshirë gratë në moshë riprodhuese. Hulumtimet e kanë lidhur këtë acid me inflamacionin – një përgjigje trupore që mendohet të çojë në sëmundje kronike. /Për nënat/