‘Hazard të largohet, Sarri duhet të qëndrojë’
Ish lojtari i Chelsea ka dhënë disa mendime të tijat rreth mënyrës se si skuadra duhet të veprojë gjatë afatit kalimtar të verës.
Sport
Frank Leboeuf beson se gjatë kësaj vere, është Eden Hazard ai që duhet të largohet nga skuadra.
I njëjti ka besimin se skuadra duhet t’i jap mundësinë të paktën edhe për një sezon trajnerit italian, Maurizio Sarri.
“Eden ka edhe një vit, kështu që duhet të largohet. Skuadra duhet të mendojë për aspektin financiar” ka thënë ai për ‘The Sun’, transmeton lajmi.net.
“Ata ia dolën ta mbajnë atë vitin e kaluar, kur pothuajse ishte punë e kryer kalimi i tij në Madrid, dhe ai pati një sezon shumë të mira pastaj” ka shtuar francezi.
“Nëse tentojnë ta mbajnë përsëri, ai nuk do të jetë i mirë sa ishte, sepse nuk do të jetë i lumtur.”
“Nëse Sarri fiton Ligën e Evropës, ai duhet të qëndrojë. Duhet të gjejmë stabilitetin, sikur Ferguson, për të fituar shumë trofe” ka thënë ndër të tjerash Leboeuf.
Së fundmi është raportuar se mund të jetë Frank Lampard ai që do ta zëvendësojë Sarrin tek Chelsea, por një gjë të tillë e ka mohuar sot vet legjenda e Chelsea, i cili ka thënë se planifikon të vazhdojë me Derby Countyn. /Lajmi.net/