Emery e di cili është ‘çelësi’ për fitoren ndaj Chelsea

Trajneri i Arsneal, Unai Emery, beson se e di cili është çelësi për ta mposhtur Chelsean në finalen e Ligës së Evropës.

Sport

27/05/2019 16:59

Arsenal dhe Chelsea do të përballen më 29 maj në finalen e Ligës së Evropës, e cila do të luhet në Baku.

Kjo ndeshje do të ketë rëndësi të madhe për ‘Gunners’, pasi përveç triumfit në atë garë, ata do të siguronin pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër.

Emery beson se nëse arrijnë ta ndalin Eden Hazardin, skuadra e tij lehtë mund të arrijnë deri tek triumfi.

“Ne e njohim mirë Chelsean, një skuadër me kualitet të lartë dhe përgatitje fizike të mirë. Hazard është një lojtar i momenteve vendimtare. Është ai që duhet ta shmangim” ka thënë fillimisht Emery, transmeton lajmi.net.

“Chelsea janë të aftë të fitojnë falë tij dhe aftësi të ngjashme kam parë vetëm tek Messi, Ronaldo, Neymar apo Salah” ka thënë tutje trajneri i ‘Gunners’.

Arsenal nuk ka fituar ndonjë trofe që nga viti 2017 kur triumfonin në Kupën FA, kështu që janë të fokusuar që të mos iu ikën edhe ky trofe. /Lajmi.net/