Torino fiton derbin, por pak shpresa për Evropë
Torino e ka fituar derbin ndaj Lazios me rezultat 3-1.
Sport
Vendasit me një ndeshje fantastike arritën të rrëmbenin tre pikë, por me pak shpresa që vitin tjetër të luajnë në Evropë.
Gjysma e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, por me disa raste që i mungoi konkretizimi, përcjell lajmi.net.
Me të filluar 45 minutëshi i dytë, Falque (51’) dhe Lukic (53’) shënuan për 2-0, para se Immobile (66’) të ngushtonte epërsinë.
Rezultatin përfundimtar e vulosi De Silvestri (80’), në ndeshjen e fundit të këtij edicioni të Serie A për të dyja ekipet.
Torino përfundoi në pozitën e shtatë me 63 pikë, kurse Lazio një pozitë më poshtë me 59 pikë, ndërsa sezonin e ardhshëm luan në kualifikimet e Europa Ligë pas fitimit të Kupës. /Lajmi.net/