Emerson flet para finales së Ligës së Evropës: Nuk është si të gjitha ndeshjet
Chelsea dhe Arsenal do të vihen përballë njëra tjetrës në finalen e Ligës së Evropës, e cila do të luhet në Baku.
Sport
Para kësaj ndeshje, shumë i entuziazmuar duket edhe mbrojtësi i Chelsea, Emerson Palmieri, i cili ka dhënë komentet e tij para ndeshjes së madhe.
Lojtari është shprehur optimist para këtij takimi, duke pasur shpresa të mëdha tek fitorja,e cila sipas tij do të mbyllte sezonin ‘ëndërr’ të Chelsea.
“Është një derbi dhe një finale, kështu që s’mund të llogarisim sikur për të gjitha ndeshje që i luajmë zakonisht” ka thënë Emerson, transmeton lajmi.net.
“Pres që Arsenal të jenë shumë agresiv që nga fillimi, pasi ata nuk janë pjesë e top katërshes. Ne kemi siguruar Ligën e Kampionëve, por triumfi në Ligën e Evropës, do ta bënte si ëndërr sezonin e parë me Chelsea. Të shpresojmë se do ta bëjmë këtë” ka thënë tutje mbrojtësi i majtë.
“Për mua personalisht, do të ishte e jashtëzakonshme. Unë kam luajtur në disa ndeshje dhe të fitojë një turne si ky do të më bënte të ndihesha si lojtar i rëndësishëm” ka thënë ndër të tjerash Emerson.
Për finalen e madhe të Bakus, shumë pak tifozë nga Londra kanë marrë biletat, për shkak edhe të vështirësive për udhëtimet. /Lajmi.net/