Daçiq: Ka ardhur koha ta bëjmë këtë për Kosovën
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka bërë një thirrje të re për veprim ndaj Kosovës.
Lajme
Tani është koha të mbahet seanca e Kuvendit për Kosovën dhe rezultati i saj do të jetë mbështetje e madhe për procesin e bisedimeve si dhe përkrahje e pozicionit tonë të palëkundur në dialog, ka thënë sot Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq.
“Kjo nënkupton se Serbia nuk pranon në përulje. Ne jemi për dialog, por Prishtina nuk mund të llogaritet si pjesëmarrës aktiv i dialogut dhe të mos realizojë asnjë kërkesë nga marrëveshja e Brukselit prej gjashtë vjet më parë”, deklaroi Daçiq për “RTS”, transmeton lajmi.net.
“Dialigu në këtë moment nuk ekziston, kurse do të vazhdojë pasi të heqin taksën”, shtoi ai. Ai hodhi poshtë idenë e “dialogut të ri”, duke thënë se është një trillim nga zyrtarët kosovarë për të cilët thotë se nuk dëshirojnë dialog.
“E kanë parë se gjërat nuk janë duke shkuar në drejtimin e tyre. Për kohën e dialogut më tepër se 20 shtete e njohën Kosovën. Si është e mundur që atëherë nuk kishin thënë se ne duhet të ndalemi dhe ta pezullojmë lobimin”, theksoi Daçiq. /Lajmi.net/