UEFA trondit futbollin, Liga e Kampionëve ndahet në zona gjeografike?

Liga e Kampionëve dhe Europa Ligë mund të ndahen në zona gjeografike që nga viti 2024.

Sport

23/05/2019 13:49

Corriere della Sera raporton se UEFA i paraqiti planet e saj për reformë dy javë më parë, e cila do të shihte që kompeticionet e saj të imitonin modelin e sporteve amerikane.

Pretendohet se Liga e Kampionëve do të ndahet në katër grupe me tetë skuadra, me play-off, play-out, gjashtë skuadra që do ta siguronin kualifikimin për sezonin e ardhshëm dhe vetëm katër skuadra të kualifikohen përmes ligave kombëtare, transmeton lajmi.net.

Kjo do të zhvillonte edhe një kompeticion të ri, Europa Ligë 1 me 32 skuadra dhe Europa Ligë 2 me 64 skuadra.

Il Corriere shkruan se Liga e Kampionëve mund të ndahet në zona gjeografike të Veriut, Jugut, Lindjes dhe Perëndimit.

Ekipet që kualifikohen nga zonat e tyre do të konkurrojnë në një format të eliminimit direkt se kush promovohet.

Nëse ky sistem bëhet ligjor atëherë ndeshjet do luheshin në fundjavë, çka është kundërshtuar fuqishëm nga top-klubet evropiane.

Më pas, FIFA do të detyrohej të zvogëlonte numrin e ndeshjeve ndërkombëtare në vetëm tre.

Sportet amerikane janë të ndara në ‘konferenca’ për shkak të distancave të mëdha midis ekipeve. /Lajmi.net/