KQZ shpall sot rezultatet e zgjedhjeve në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në Komunat në veri të vendit.

Lajme
Këtë e bënë të ditur nga KQZ me anë të një komunikatë për media, transmeton lajmi.net.
“Ju njoftoj se sot (e enjte, 23 maj, ora 14:00) Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilat u mbajtën më 19 maj 2019”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/