Terry e nis zejen e trajnerit, kjo do të jetë skuadra e tij e parë
John Terry është afër të nis zejen e trajnerit.
Sport
Legjenda e Chelsea është në bisedime për t’u bërë trajner i skuadrës së madhe angleze, Middlesbrough.
‘TalkSport’ raporton se Terry i cili është ndihmës trajner te Aston Villa, është në bisedime me skuadrën nga Championship, përcjell ‘lajmi.net’.
Middlesbrough po kërkon John Terryn për të pasuar në bankinë Tony Pulisin, dhe për të kërkuar rikthimin në Premierligë në sezonin e ardhshëm.
Jonathan Woodgate, Chris Hughton dhe Gabriel Batistuta gjithashtu janë duke u konsideruar nga Middlesbrough për punën e trajnerit./Lajmi.net/