Përse nuk duhet t’i dërgoni fëmijët në shkollë me veturë

Fëmijët të cilët ecin rregullisht për të shkuar në shkollë ose shkojnë me biçikletë janë më pak të rrezikuar nga mbipesha sesa ata që shkojnë me makinë ose transport publik.

Lifestyle

21/05/2019 09:47

Bazuar në rezultatet me më shumë se 2,000 fëmijë të shkollave fillore nga Londra, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja për në shkollë është parashikues i fortë i mbipeshës.

Ky studim, i udhëhequr nga hulumtuesit e universitetit të Kembrixhit, është i pari që merret me ndikim që ka aktiviteti fizik te mbipesha në fëmijëri, njofton Mapo.

Hulumtuesit kanë thënë se është e domosdoshme që të kuptohet lidhja mes mbipeshës dhe llojeve të ndryshme të aktivitetit fizik në mënyrë që të zhvillohet një politikë informuese që kontribuon për parandalimin apo reduktimin e epidemisë së mbipeshës në fëmijëri.

Ekspertët po ashtu thonë se marrja me sport në fëmijëri, e veçanërisht mënyra se si fëmija shkon në shkollë, është diçka shumë premtuese për luftimin e mbipeshës gjatë fëmijërisë

Vlen të përmendet se ky studim është publikuar në revistën BMC Public Health.