Azpilicueta: Chelsea duhet të mbaj standardet e vendosura nga Terry, Lampard e Drogba

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta, ka bërë thirrje tek shokët e skuadrës që të mbajnë standardet që dikur janë vendosur nga legjendat e skuadrës si; Frank Lampard, John Terry dhe Didier Drogba.

Sport

20/05/2019 22:00

Chelsea pati një sezon jo aq mirë të interpretuar në Premierlgië, edhe pse në Ligën e Evropës arriti që të prekte fazën finale, ku përballë do të ketë Arsenalin.

Edhe përkundër se Manchester City dhe Liverpool ngritën nivelin aty ku nuk ishte parë ndonjëherë, pozita e tretë në Premierligë po konsiderohet si dëshitm tek ‘blutë’, kur shtohet edhe fakti se dështuan në Kupën Fa dhe Kupën e Ligës.

Por, Azpilicueta beson se në sezonin tjetër skuadra duhet të tentojë të mbaj nivelin në standardet e vendosura nga Lampard, Drogba e Terry.

“Kam qenë me fat që kam ndarë dhomën e zhveshjes me emra si Drogba, Lampard, Terry, Cole e Ivanovic. Aty kishte lojtar me personalitete të ndryshme, por mund të mësoje nga ta sepse ishin skuadër e suksesshme” ka thënë fillimisht spanjolli për faqen zyrtare të Chelsea, transmeton lajmi.net.

“Ata fituan secilin trofe dhe ishin akoma të uritur. Ishin liderë të jashtëzakonshëm. Por ata u larguan dhe ne duhet të mbajmë përgjegjësinë. Duhet ta mbajmë skuadrën në nivele të larta” ishin fjalët e Azpilicueta.

Chelsea luajti në finale të ‘Carabao Cup’ këtë edicion, por u mposht nga Manchester City, duke mbetur pa trofe. Shpëtimi i sezonit varët nga finalja e Baku, në kuadër të Ligës së Evropës. /Lajmi.net/