Sarri – Juventus, ky është zhvillimi i fundit

Massimiliano Allegri nuk do të jetë më trajner i Juventusit dhe kësisoj klubi është në kërkim të një menaxheri të ri.

Sport

20/05/2019 14:59

Shumë emra të lakuar, por asgjë zyrtare deri këto momente – me Juven që kërkon një stil të ri ndryshe nga ai i trajnerit paraprak.

Për këtë emri më i preferueshëm mbetet ai i trajnerit aktual të Chelseat, Maurizio Sarri, përcjell lajmi.net.

60-vjeçari pavarësisht se ka arritur vendit e tretë në Premier Ligë dhe ka shkuar në dy finale [në Europa Ligë do ta zhvillojë më 29 maj], nuk e ka të sigurtë vendin në stolin e ‘Bluve’.

Gazetari i Sportitalia, Alfredo Pedulla ka raportuar sot se Juventusi ka bërë hap të rëndësishëm drejt arritjes së marrëveshjes me italianin.

Loja e tij sulmuese dhe dedikimi i plotë ndaj punës kanë shtyerë që drejtuesit e ‘Bardhezinjëve’ ta dëshirojnë medoemos prezencën e tij në Torino. /Lajmi.net/