Vlora Çitaku reagon për fotografinë e publikuar nga Flora Brovina
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve në media se është e rreme fotografia e publikuar nga deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Flora Brovina, e cila, sipas saj, shfaqte rastin e përdhunimit të një kosovareje nga ushtarët serbë gjatë luftës.
Lajme
16/05/2019 22:29
Ambasadorja Çitaku e ka komentuar shkurt këtë duke shkruajtur se “rrënojmë çdo ditë”.
“Legjenda e Rozafës….rrënojmë çdo ditë”, është shprehur Çitaku në Facebook.