Donnarumma i ka të gjitha shpresat te Juventusi
Gianluigi Donnarumaa shpreson se Juventusi do bëjë punën e vetë në ndeshjen ndaj Atalantas javën e ardhshme.
Sport
Milan kërkoi në Federatën Italiane që ndeshja e tyre me Frosinonen të luhej me orar të njëjtë me atë mes Juves dhe Atalantas, por kërkesa e tyre u hodh poshtë.
Një fitore eventuale e ‘Bardhezinjëve’ do t’i shtonte gjasat e ekipit të Gattusos që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.
E portieri italian ka besim te Juventusi, që do ta kryej punën ndaj ekipit të Berat Gjimshitit.
‘’Ne besojmë shumë, le të fitojmë këto dy ndeshje dhe më pas e shohim se çfarë do të ndodhë’’.
‘’Shpresoj që Juventusi ta bëj punën e vetë, por fillimisht duhet të shohim tek vetja jonë dhe të bëjmë më të mirën në fund të sezonit’’, potencoi ai. /Lajmi.net/