Formacionet zyrtare: Milan – Bologna

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Milan – Bologna.

Sport

06/05/2019 19:25

Në kuadër të xhiros së 35-të, Milan do të ketë mundësi që të mbaj gjallë shpresat për një vend në garat evropiane.

Tri pikët në përballjen me Bolognan do ta gjenin Milanon në pozitën e 5-të me 59 pikë, po aq sa ka edhe Roma, shkruan lajmi.net.

Skuadra e Gattuso shihet favorite në këtë takim ku përballë do të ketë Bolognan e vendit të 15-të.

Ndeshja do të luhet në ‘San Siro’, me fillim nga ora 20:30. Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet zyrtare të dy skuadrave për këtë ndeshje. /Lajmi.net/

Milan: G Donnarumma; Abate, Musacchio, Zapata, Rodriguez; Kessie, Biglia, Paqueta; Suso, Piatek, Calhanoglu

Bologna:  Skorupski; Calabresi, Danilo, Lyanco, Dijks; Pulgar, Poli; Orsolini, Svanberg, Sansone; Palacio