Tortë ‘brownie’ me çokollatë dhe fruta
Miksimi i dy llojeve ushqimore siç janë frutat dhe çokollata është çdoherë një ide e mirë.
Lifestyle
Kësisoj, torta për të cilën do flasim, posedon që të dyja dhe e bën atë super të shijshme, transmeton Living.
Mësojeni recetën e saj më poshtë:
PËRBËRËSIT
350 g çokollatë e zezë, e grirë në thërrime të vogla
160 g sheqer
160 g gjalpë
80 g miell Tip 00
4 vezë
një majë thike kripë
6 lugë Mascarpone ose pana për ëmbëlsira, ose 3 lugë pana e 3 lugë Mascarpone
200 g fruta pylli të freskëta ose të ngrira
PËRGATITJA:
Ndezim furrën në temperaturën 180° C.
Shkrijmë çokollatën në një tenxhere në banjëmari. E heqim nga zjarri dhe shtojmë gjalpin të prerë në kubikë, sheqerin, kripën, vezët, miellin dhe i përziejmë me shpejtësi me rrahësen e vezëve me dorë.
Hedhim brumin në tavën e lyer me gjalpë e miell, trashësia e të cilit duhet të jetë jo më shumë se 3 cm. E pjekim për 20 minuta; brenda duhet të ngelet pak i lagësht. Më pas e lëmë të ftohet mirë përpara se të shpërndajmë kremin.
Pak para se ta shërbejmë përgatisim kremin: përziejmë mirë me pirun Mascrpone-n që të bëhet më kremoz dhe e shpërndajmë me lugë mbi brownie, i vëmë përsipër disa fruta pylli dhe e spërkasim me pak sheqer pluhur. Nëse do të përdorni pana dhe Mascarpone i rrahim të dyja me rrahësen elektrike, derisa të bëhen si krem.