Këto janë dy takimet që do t’i zhvillojë sot Vuçiq në Berlin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka të caktuara dy takime të reja.

Lajme

30/04/2019 07:55

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili është duke qëndruar në vizitë dyditore në Berlin me ftesë nga kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sot ka të caktuara dy takime të reja.

Presidenti serb do të zhvillojë një takim me përfaqësues nga Bundestagu gjerman, raportojnë mediat serbe, përcjell lajmi.net.

Fillimisht ai do të takohet me Ginter Krihbaum, kryesues i Këshillit për çështje evropiane në Parlamentin gjerman. Kurse, më pas do të zhvillojë edhe një takim me Johan Vadepul, zëvendës shef i grupit parlamentar CDU/CSU.

Vuçiq do të vazhdojë bisedimet me përfaqësuesit e Bundestagut gjerman për gjendjen në Ballkanin Perëndimor, në veçanti tek Kosova. /Lajmi.net/