Gjyq në protestën e VV-së: Dënohen Pal Lekaj, Kadri Veseli e Hashim Thaçi

Në protestën e organizuar nga Vetëvendosje kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, kanë marrë fjalën edhe studentët e Fakultetit Juridik.

Lajme

26/04/2019 12:52

Ata kanë improvizuar një gjyq ndaj ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, të cilin e kanë shpallur fajtor për 53 milionë eurot e dhëna kompanisë “Bechtel Enka”, raporton lajmi.net.

“Të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit apo me konfiskim të pasurisë që do të ishte ekuivalente me atë që humbi Kosova”, ka thënë njëri nga studentët.

Mirëpo, ata nuk i kanë kursyer as kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin, presidentin Hashim Thaçi, të cilëve ua kanë shqiptuar dënime për vepra të ndryshme penale. /Lajmi.net/